Lajmet e fundit

Nënkryetari i Prishtinës që është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Sejdiu ka folur për sukseset që sipas tij janë arritur në komunën e Prishtinës.
“Sivjet për herë të parë kemi një konkurs për ndërtim të një lagjeje në Mati 1. Në këtë konkurs ndërkombëtar kemi pas 3-4 kompani me renome botërore”.
“Duhet të kuptojmë se për një shtet zhvillimor duhet të kemi planifikim”.
Ai ka folur edhe disa probleme në Komunën e Prishtinës.
“Kemi rastin e hyrjes së ngjushtë në Veterrnik, ku kemi disa komuna të cilat qarkullojnë në këtë pikë”.
“Kështu Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë planifikim dhe tash na kërkohet neve që ta zgjidhim situatën”.
“Fluksi në këtë pjesë është tepër i madh, pasi atje kemi tri qendra të mëdha tregtare. Por kjo situatë ka zgjidhje sikur se çdo situatë tjetër që e bën njeriu”.
Sejdiu ka thënë se “zgjidhja për këtë do të bëhet në vitin 2016”.
“135 km rrugë i kemi asfaltuar në komunën e Prishtinës, me buxhet të komunës, gjithashtu edhe 50.000 metra kanalizim dhe 53.000 metra katror trotuare”.