Lajmet e fundit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, gjithashtu ka treguar mbi gjendjen aktuale nga vërshtimet në Prishtinë, nëpërmjet lidhjes direkte telefonike në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
Sejdiu ka thënë se gjithçka është nën kontroll, janë në monitorim të gjendjes dhe janë të përgatitur për këso situatash.
“Në Prishtinë situata është nën kontroll kemi pasur disa intervenime të cilat kanë qenë më të theksuara në lagjen Kalabria po ashtu një telashe ne rrugën “Pavarësia” rruga që shpie drejt Pallatit të Drejtësisë në Hajvali ,zhavori i cili ka qenë i vendosur në rrugë prej reshjeve të mëdha ka rrëshqitur.“
“Së bashku me policinë jemi në teren dhe kemi vendosur që atë rrugë ta mbyllim, kjo rrugë nuk pengon banorët sepse ka rrugë të tjera për shkaqe të sigurisë e kemi bllokuar atë rrugë deri ne riparim, tjera probleme për momentin nuk kemi ekipet i kemi në teren, nëse ka nevojë për pajisje shtese, jemi te gatshëm nuk ka probleme , te gjitha janë ne kontroll prej reshjeve kaq intensive te shiut mund te këtë probleme te tjera por jemi te përgatitur. Për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë , vetëm nëse situata del jashtë kontrollit ,” ka thënë Sejdiu, njofton Klan Kosova.