Lajmet e fundit

Dardan Sejdiu nënkryetar i Komunës së Prishtinës njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në një prononcim për Klan Kosovën se protesta për sot zyrtarisht ka përfunduar pasi siç tha ai "na arrestuan të gjithë aktivistët".
Sipas tij, protestat nuk do të kenë të ndalur pasi ndodhitë e sotme vetëm se e kanë provokuar situatën.
Sejdiu theksoi se akoma nuk kanë informata zyrtare se ku ndodhet ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai ka shtuar se poashtu nuk kanë marrë ndonjë lajmërim zyrtar se pse Shpend Ahmeti dhe aktivistëte tjerë nuk po lejohen të hyjnë në selinë e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.