Lajmet e fundit

Ish sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është fatkeqësi krijimi i situatës së fundit në këtë lëvizje.
“Një organizate çfarë e kemi krijuar ne është dashur që t’i krijohet një armik i brendshëm”, ka thënë Molliqaj.
Më tej ai ka thënë se çështja e përfolur e kushtëzimeve është e sajuar – e pavërtetë, njofton Klan Kosova.
“Zgjedhjet lokale i kemi kryer, parlamentare i kemi kryer, s’ka pas nevojë për këtë dramë në Vetëvendosje”.
“Puç po i bëhet Visarit, por ai nuk është njeri që do pushtet”, ka thënë ai në Zona e Debatit.
“Me insistim tim dhe të Albinit ai është bërë kryetar”.
“Visari ka ofruar dorëheqjen për të zgjidh problemin”, ka thënë ai ndër të tjera.