Lajmet e fundit

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Molliqaj duke folur për fjalimin e tij në protestën e 17 shkurtit ka thënë se ka shprehur vetëm mendimin e tij.
“Nuk e di se çka kam transmetuar por e di se kam mbajtur atë fjalim në kohën e duhur, liria e shprehjes ekziston. Përderisa unë jam qytetar i këtij vendi unë kam të drejt që t’i shpreh mendimet e mia”.
Ai është shprehur se nuk është njeri konservativ por progresiv.
“Thirrja ime kryesore ka qenë që Kosova ka nevojë për një kontratë të re shoqërore me qytetarin”.
Ai ka folur edhe për shenjën e grushtit që e ka pasur simbolikë gjatë atij fjalimi duke thënë se kjo shprehje është asociuar me komunizmin por nuk kishte diçka të tillë.
“Sa i përket emocioneve, e di se vetëm zëri im nuk ka qenë në nivelin e duhur, për këtë vetëm prindi im mendoj se është dëshpëruar pasi është muzikant. Njerëzit ose nuk dije të mjaftueshme ose janë dashakeqës”.
“E para, grushti si shprehje ka qenë edhe para komunizmit, ka periudhë më të gjatë kohore që përdoret grushti. E kemi Sanders që si mënyrë shprehëse e përdor me grusht në SHBA”.
Ai ka thënë se “të gjitha revolucionet të Evropës Lindore kanë qenë përshëndetje me grusht”.
Sipas tij, për Vetëvendosjen në thelb grushti shpreh bashkim.