Lajmet e fundit

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, ka ngushëlluar edhe njëherë familjen Daci për humbjen e djalit të tyre Arianit, pasi një ortek bore ia mori jetën dje në Brezovicë, njofton Klan Kosova.
“Ky fjalimi është më i rëndi gjatë gjithë karrierës sime. Nuk ka fjalë që përshkruajnë dhimbjen që po kalojmë nga kjo tragjedi. Nuk po mund të besoj që këto fjalë janë ngushëlluese dhe përshëndetje me Arianin”.
“Ariani jo vetëm që ka qenë dora e djathtë e Ministrisë por edhe një mik i mirë. Do të na mungojë të gjithëve. Do t’ju siguroj që do ta mbajmë lart kujtimin për këtë njeri të mrekullueshëm. Lamtumirë i dashur Arian”, ka thënë Gashi.
Arian Daci varroset sot në orën 13:00.