Lajmet e fundit

Të ftuar në Info Magazine janë Rexhep Hoti, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Astrit Gashi gazetar/opinionit si dhe Dardan Gashi, gazetar dhe analist politik.
Me të ftuarit është duke u diskutuar në lidhje me zgjedhjen e mundshme të Hashim Thaçit si president i vendit dhe pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Dardan Gashi është shprehur se për Thaçin nuk është problem për të mbledhur votat e duhura për postin e presidentit.
“Sa u përket votave, nuk do të jetë problem që Thaçi t’i marrë. Mirëpo a do të jetë në gjendje Kuvendi i Kosovës që të organizojë zgjedhje të dinjitetshme për president”.
Edhe pse Thaçi është akuzuar nga Dick Marty, kjo gjë sipas Gashit nuk paraqet problem për të.
“Momenti politik, pavarësisht meritave të Thaçit, është jashtëzakonisht i rëndë për zgjedhjen e tij në krye të presidencës. Akuzat e Dick Marty-t janë në procedurë dhe ato s’janë pengesë për Thaçin për shkak se s’janë akuza nga ndonjë institucion serioz. Këto akuza s’e kanë penguar Thaçin që të jetë kryeministër, zëvendëskryeministër dhe ministër”.