Lajmet e fundit

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena, ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian për Seniorë që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Cena arriti fitore ndaj xhudistit izraelit Baruch Shmailov, duke siguruar kalimin në raundin e dytë, ku do të përballet me ukrainasin Said-Magomed Khalidov.
Ndërkohë, në këtë kampionat sot pritet të garojë edhe Akil Gjakova./Klankosova.tv.