I është vazhduar kontrata basketbollistit Dardan Berishës në KB Peja.
Kapiteni i Pejës do të vazhdojë edhe një sezon te klubi pejan.
Bashkë me Dardanin kontrata iu është vazhduar edhe Lis Shoshit dhe Leonard Mekajt dhe është përforcuar me Henrik Sirkon, njofton Klankosova.tv.
KB Peja sezonin e kaluar ishte klubi i dytë më i mirë në Superligë pas Yllit i cili kishte mposhtur pejanët në finale.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.