Lajmet e fundit

Danny Dias, i cili luajti në sezonin e 13-të të “Road Rules”, ka ndërruar jetë. Ai thuhet se ishte 33-vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn, New York. Ende nuk është liruar ndonjë deklaratë zyrtare.
Sipas burimeve të TMZ-së, një mik i tij u përpoq të kontaktojë me të këtë fundjavë por ai e gjeti aktorin të vdekur. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar.