Lajmet e fundit

Ish-ylli i “EastEnders” Danniella Westbrook u ka dhënë fansave një përditësim në lidhje me shëndetin e saj pas betejës me drogën, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se Westbrook ka filluar seanca në joga, po ushqehet më ushqim kalorik, dhe po takohet me terapistë të ndryshëm.
“Jam në një kohë të mrekullueshme”, tha ajo. “Unë nuk jam me ilaçe, nuk marrë asnjë drogë më”.
“Të gjitha gjërat që unë ndjeva kanë mbetur në të kaluarën, unë tani ndjehem e fortë”.
“Jam e lumtur që po e bëj këtë, dhe shpresoj t’i shoh fëmijët e mi për disa javë dhe pres që të kthehem në punë”, ka thënë më tej Danniella.