Lajmet e fundit

Ajo ka luftuar me një betejë kundër substancave.
Danniella Westbrook ka zbuluar se ndarja me ish të fejuarin e saj Tom Richards ka bërë që ajo të mendoi të mbysë veten me kokainë.
Duke folur për The Sunday Mirror, ish aktorja e Eastenders tha : ''Nuk mund të largojë Tom nga jeta ime dhe mendova se mënyra më e lehtë është të vras vetveten, kjo ishte arsyeja që unë përdora kokainë,'' transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte treguar se deri në dy dhe tre gram ishte sasia e saj që po përdorte në ditë, dhe e cila ishte një sasi shumë e madhe.
''Kjo nuk ishte aq sa kam përdorur kur isha e re, por kjo sasi ishte e mjaftueshme për të bërë trupin tim të bie poshtë dhe kjo është ajo që kam kërkuar sepse unë doja të vdisja.''
Por tani ajo fatmirësisht ka ndaluar të përdorë kokainën.
Tom u arrestua në muajin prill kinse për sulm mbi Danniellan gjatë muajve të mëhershëm.
Por në fund ai doli, pasi që nuk u ngriten akuza kundër tij.