Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Danimarkës, Mads Sandau-Jensen, nga i cili mori konfirmimin për mbështetjen e Danimarkës rreth UNESCO-s dhe procesit integrues.
Selimi e njoftoi ambasadorin danez për zhvillimet në Kosovë, për arritjen e marrëveshjeve në dialogun me Serbinë, si dhe nevojën që Brukseli t'i përgjigjet progresit të bërë në Kosovë me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe liberalizimin e vizave.
Nga ana tjetër, diplomati danez , i cili e mbulon Kosovën nga Tirana, Mads Sandau-Jensen konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në procesin e anëtarësimit në UNESCO si dhe gjithë agjendën pro-evropianë të Qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.