Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq dhe homologu i tij danez Anders Samuelsen ranë dakord sot se marrëdhëniet dypalëshe të të dyja vendeve janë të mira dhe se ka vend për përmirësimin e tyre.
Kryediplomati danez theksoi se vendi i tij mbështet rrugën evropiane të Serbisë dhe mirëpret përparimin në marrëdhëniet midis Serbisë dhe NATO-s.
Ai shtoi se Danimarka inkurajon zbatimin e reformave në Serbi dhe theksoi se ato duhet të vazhdojnë dhe se nevojitet përparim në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE.
Shefi i diplomacisë daneze gjithashtu inkurajoi dialogun e vazhdueshëm midis Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se dialogu duhet të jetë konstruktiv dhe të çojnë një marrëveshje ligjërisht detyruese./klankosova.tv/.