Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nik Hakerup, dhe shteti i tij, kanë besim të madh te Kosova dhe institucionet e saj të drejtësisë e sigurisë, saqë janë të interesuar të sjellin këtu 300 të burgosur.
Por, kësi besimi nuk ka edhe Gjykata Speciale. Kjo refuzoi mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë, nën akuzat për krime lufte.
Specialja nuk u besoi garancive të ofruara nga policia e Kosovës. Një ekspert vendor i sigurisë thotë se Gjykata në Hagë pati arsye të mos u besojë institucioneve kosovare, për dallim nga Danimarka.
Por, një njohës i çështjeve të drejtësisë e sigurisë e thotë të kundërtën. Ky thotë që Specialja duhet të ketë respekt konsideratë për institucionet kosovare.
Kronikë e përgatitur nga Florent Zeqaj.