Lajmet e fundit
Danimarka dhe Shqipëria ndanë pikët pas barazimit pa gola në Kopenhagë.

Shqipëria tani duhet të shohë drejt përballjes të së hënës me Portugalinë në Elbasan Arena.
Barazimi me danezët në një ndeshje goxha të ekuilibruar i mundëson kombëtares që të ëndërrojë Europianin Franca 2016 pasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar por pikë të barabarta me Danimarkën.
Fillimi i ndeshjes i pa dy kombëtaret duke u munduar që të analizojnë njëra tjetrën, pa u munduar që të sulmojnë shumë.
Më pas loja filloi të hapej dhe vlen të përmendet një gjuajtje me kokë e Cikalleshit pas një harkimi të Lenjanit.
Pas Cikalleshit ishte Gashi që gjuajti nga distanca - jashtë porte - dhe më pas dërgoi një pasim për Lenjanin që me një goditje dinake ishte afër të mposhtë gardianin danez, Schmeichel.
Pjesa e dytë e gjeti Shqipërinë të çkoordinuar duke i dhënë mundësi Danimarkës që të krijojë një varg mundësish shënimi.
Ishin reagimet e shkëlqyera të Etrit Berishës dhe një largim vendimtar i topit nga Lorik Cana që e shpëtuan portën shqiptare.
Ndeshja vazhdoi e tillë deri në fund, kur Odhise Roshi pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por Schmeichel u tregua i mençur, duke bërë që ndeshja të përfundonte pa gola.
Kështu, Shqipëria dhe Danimarka kanë pikë të barabarta, nga 11, por danezët janë në pozitën e dytë pasi në Shqipëri patën shënuar gol, në barazimin 1-1.
_________________________________________________________________________________________
Përfundon ndeshja!
_________________________________________________________________________________________
Minuta 90: Odhise Roshi lëshon rast të qindpërqindtë!
_________________________________________________________________________________________
Minuta 85: Xhaka dhe Kjar përfshihen në konflikt verbal pas të cilit të dy ndëshkohen me të verdhë.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 70: Rast i rrezikshëm për danezët, por reagon Cana dhe shpëton Shqipërinë.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 63: Dalin Abrashi dhe Lenjani. Inkuadrohen Basha dhe Sadiku.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 56: Jorgensen gjuan rrezikshëm me kokë, por Berisha pret edhe më bukur.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 53: Bendnter rrezikon, por Agolli reagon dhe topi i devijuar del jashtë vijave kufizuese.
_________________________________________________________________________________________
Nis pjesa e dytë!
_________________________________________________________________________________________
Përfundon pjesa e parë!
_________________________________________________________________________________________
Minuta 34: Posedimi i topti: Danimarka 52 %, Shqipëria 48%.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 27: Ermir Lenjani gjuan dinakërisht pas një pasimi të Shëlzen Gashit, por topi kalon skaj shtyllës.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 22: Pas një krosimi nga Ermir Lenjani, Cikalleshi gjuan me kokë, por topi përfundon pak mbi portë.
_________________________________________________________________________________________
Minuta 15: Ndeshja është e balansuar. Të dy skuadrat po analizojnë njëra tjetrën.
_________________________________________________________________________________________
Nis ndeshja!
_________________________________________________________________________________________
Formacionet:
Danimarka: Schmeichel, Kjaer, Agger, DUrmisi, Jacobsen, Kvist, Krohn-Dehli, Sisto, Hojbjerg, Bendtner, N.Jorgensen.
Shqipëria: Berisha, Xhymshiti, Agolli, Ajeti, Lenjani, Cana, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Gashi, Cikalleshi.