Lajmet e fundit

Danielle Lloyd ka konfirmuar fejesën e saj me të dashurin Michael O’Neill, transmeton Klan Kosova.
Modelja 32 vjeçare, ka tre fëmijë me ish bashkëshortin Jamie O’Hara .
Ajo tha për OK! Magazine: “Michael nuk e bëri të madhe, as nuk tërhoqi vëmendje. Pra ishte e veçantë që ai organizoi ardhjen në hotel dhe më dhuroi unazën. Isha mbi hënë”.
Së pari ajo ngjalli thashetheme se është duke planifikuar martesë muajin e kaluar, kur modelja është parë me një unazë me diamant të madh në gisht – e tani ajo konfirmoi lajmin.
Martesa e Danielle-s me Jamie kishte dështuar, pasi mori vesh se ai e kishte mashtruar disa herë, por ajo tani është e bindur se ajo nuk do të bënte gabimin e njëjtë dy herë.
Danielle tha: “Po përpiqem të mësoj nga gabimet e të kaluarës...dhe shpresoj shumë se kjo martesë do të jetë ndryshe nga ajo e para dhe Michael nuk do të më mashtroj”.
“Ndjehem sikur unë dhe Michael jemi shumë më të barabartë se sa që isha me Jamie”.
“Unë marrë shumë më shumë ndihmë nga Michael, jo vetëm rreth shtëpisë apo fëmijëve por emocionalisht”.