Lajmet e fundit

Si i ati si i biri.
Daniel Day-Lewis dhe djali i tij më i madh Gabriel-Kane Day-Lewis kanë më shumë të përbashkëta se sa thjesht emrin dhe pamjen atraktive – që të dy kanë tatuazhe shumë interesante në trupin e tyre.
Aktori Day-Lewis ishte parë në rrugët e qytetit të New York-ut, në veshje të thjeshtë, një palë gjinse dhe një bluzë polo, por ishin tatuazhet e tij ato që binin shumë në sy.
Ylli i filmit Lindoln, 58 vjecari Daniel, ka një koleksion të artit trupor që të bën shumë përshtypje, duke përfshirë edhe një sirenë dhe disa punime tribale.
Por në një këndvështrim tjetër, duket se djali i tij mund t’ia ketë kaluar.
20 vjeçari i cili është model, ka publikuar në instagramin e tij disa fotografi pa bluzë, duke vënë në dukje një trup mjaft të formuar dhe shumë tatuazhe.