Ylli i James Bond, Daniel Craig, tha se nuk do t'i lërë fëmijëve të tij një trashëgimi të pasurisë, pasi e konsideron praktikën "jo të mirë".
53 vjeçari ka një pasuri prej 136 milionë eurove, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Craig ka një vajzë trevjeçare dhe një vajzë të rritur, të quajtur Ella, nga martesa e tij e mëparshme.
Ai tha se nuk planifikon t’ia kalojë të gjitha paratë fëmijëve të tij, duke vënë në dukje shembullin e industrialistit Andreë Carnegie.
"A nuk është një thënie të vjetër se nëse vdes një person i pasur, ke dështuar?”, tha ai.
"Unë mendoj se Carnegie dha atë që në paratë e sotme do të ishte rreth 11 miliardë dollarë. Kjo tregon se sa i pasur ishte ai”.
“Nuk dua t’i lë shuma të mëdha brezit të ardhshëm. Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e pakëndshme”, shtoi aktori.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.