Lajmet e fundit

Dani Harmer është në pritje të fëmiut të saj të parë me të dashurin Simon Brough.
26 vjeçarja më herët kishte thënë se është e gatshme për t’u bërë nënë dhe për të krijuar familje, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha për Hello Magazine: “Unë me mezi po pres. Në të njejtën kohë jam edhe nervoze. Unë gjithmonë kam dashur të bëhem nënë”.
“Çdo mëngjes zgjohem duke thënë “Jam shtatzënë”, është e mahnitshme”, shtoi ajo.
Aktorja poashtu tha se dëshira e saj është të jetë nënë sikur nëna e saj.
“Dua t’i ndjek hapat e nënës time, të jem e hareshme dhe poashtu edhe një mike e mirë, kështu ishte nëna ime. Unë lirisht mund t’i them asaj çdo gjë”.
Çifti ka në plan të martohet pasi të vie në jetë fëmiu i tyre i parë.