Lajmet e fundit

Dane Bowers mund të dënohet me burg për sulm ndaj ish të dashurës së tij.
Këngëtari e kishte goditur ish të dashurën e tij Sophia Cahill në fytyrë në shtëpinë e prindërve të tij, transmeton Klan Kosova.
Cahill tha se Bowers e sulmoi atë dhunshëm, të cilës i kapi supet dhe e hodhi në dhomën e gjumit duke e goditur atë.
Ai i shkaktoi asaj hundë të përgjakshme, tërhoqi flokët e saj dhe i shtrydhi fytin.
Ai mohoi një akuzë të tillë të sulmit, por u dënua në Gjykatën Croydon në jug të Londrës në muajin shtator.
Gjykatësi i qarkut tha: “Ishte një sulm që i shkaktoi dëme asaj, madje u zhvillua në prani të dy fëmijëve të saj”.
Gjykata kishte dëgjuar se incidenti kishte ndodhur në janar, pasi Miss Uells u pyet se pse ajo kishte shenja në fytyrë.
Çifti ishte ndarë tashmë, por ishin duke jetuar ndaras në shtëpinë e përbashkët me prindërit e Bowers në Croydon.
Dane i cili është në liri me kusht, mund të dënohet sot në Gjykatën e Croydon.