Nuk do të japin votën si Grup Parlamentar 6 plus, nëse nuk shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë Qendrim Gashi - këtë deklarim e bëri deputeti turk, Fikrim Damka në Kuvendin e Kosovës.
Para deputetëve dhe Kryeministrit Avdullah Hoti, ai tha se “si grup parlamentar 6 plus do doja të ju informoja nga këtu që nuk do të votojmë asnjë ligj në parlament, përveç ligjit anti COVID-19 dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike, deri në momentin e shkarkimit në fjalë”.
Ky qëndrim erdhi meqë ditë më parë diplomati shpërndau një lajm ku ishte edhe karikatura e profetit Muhamed.
Dama thotë se “sjellja e tillë e ambasadorit që shkakton një urrejtje ndaj fesë dhe besimit, përbën një mosrespektim të madh për botën islame dhe vlerat e njerëzimit. Fyerja ndaj profetit Muhamed është një fyerje ndaj botës islame”
Por me kërkesën dhe komentet e Fikrim Damkës, nuk u mor aspak Kryeministri Avdullah Hoti, i cili e dëgjoi me përkthim fjalimin e deputetit të partisë së KDTP.
Në fakt, nuk pati asnjë koment nga asnjë deputet tjetër rreth kësaj teme gjatë seancës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.