Lajmet e fundit

FC Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë në stol me Armend Dallkun.
Kryeqytetasit kanë mposhtur 2:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ skuadrën e Dukagjinit, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë.
Ishte Meriton Korenica që në minutën e 7-të shënoi një gol të bukur me kokë për epërsinë 1:0 të FC Prishtinës.
Vendasit arritën që një gol të shënojnë edhe në pjesën e dytë, dhe kësaj here me Leonit Abazin.
Abazi shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, FC Prishtina numëron 10 pikë, dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëton për t’u takuar me Vushtrrinë.