Lajmet e fundit

Elina Duni, sonte do të performojë në Amfiteatrin e Gërmisë.
Ardhja e saj në kryeqytetin e Kosovës është në kuadër të turneut ballkanik ku këngëtarja do të prezantojë albumin e saj të katërt “Dallëndyshe”, njofton Klan Kosova.
Para performancës në Kosovës, Duni ka performuar dy netë në Tiranë kurse koncerti i fundit në kuadër të këtij turneu do të jetë në Beograd ku ajo do të këndojë këngë shqipe.
Sonte mund të dëgjoni këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që padyshim ndërthuren me tingujt xhaz që vetëm një artiste si Elina mund t’i sjellë.
Këngëtarja e ka quajtur albumin e saj “Dallëndyshe”, sepse ajo e identifikon veten me dallëndyshen që gjithmonë ikën por që nuk harron të kthehet në vendlindjen e saj.
Koncerti do të fillojë në ora 19:30 ndërsa biletat kushtojnë 7 euro.