Dallas Mavericks ka mposhtur Oklahoma City Thunder në ndeshjen e gjashtë të çerekfinaleve në NBA me rezultatin 117-116, për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të garës.
Fituesit realizuan përmbysjen pasi ishin duke pësuar me 17 pikë diferencë në çerekun e tretë, të udhëhequr nga Luka Doncic, i cili realizoi 29 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.
Ndërsa tek humbësit u dallua Shai Gilgeous Alexander me 36 pikë dhe 8 asistime.
Mavericks në gjysmëfinale presin fituesin e çiftit tjetër të Perendimit, Denver Nuggets- Minnesota Timberwolves.
https://www.youtube.com/watch?v=wEEpIwlwdEI
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.