Një oficer i imigracionit ka qëlluar për vdekje një burrë në Minneapolis, duke shkaktuar protesta të reja në qytet dhe tashmë kanë dalë pamjet para rastit tragjik (
Klikoni në këtë rresht për të parë videon që ka publikuar BBC-ja).
Sipas policisë, viktima ishte një burrë 37-vjeçar, banor i Minneapolisit dhe dyshohet se është shtetas amerikan.
Ngjarja ndodhi më pak se tre javë pasi një tjetër shtetase amerikane, Renee Good, u vra nga një agjent imigracioni në të njëjtin qytet.
Komandanti i Patrullës Kufitare, Greg Bovino, tha se oficerët po përpiqeshin ta “çarmatosnin” individin, i cili sipas tij “rezistoi dhunshëm”.
Presidenti Donald Trump akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolisit dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, se po nxisin një “kryengritje”.
Guvernatori Tim Walz në anën tjetër deklaroi se ka folur me Shtëpinë e Bardhë dhe se shteti do të zhvillojë një hetim për incidentin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.