29.01.2020 · përditësuar para 2350 dite1 min lexim
Pas konfirmimit se këngëtari Maluma do të këndojë në Tiranë për të festuar Ditën e Verës, tani janë zbuluar edhe disa detaje tjera.
Tashmë kanë dalë biletat në shitje, thuhet se bileta ‘meet & greet” kushton 370 dollarë, ndërsa tani u bë i ditur çmimi i biletave për gjithë ata që janë të interesuar ta ndjekin nga afër këtë koncert, njofton Klan Kosova.
Në rrjete sociale tashmë u konfirmuar se biletat kanë dalë në shitje dhe çmimi i tyre është 3000 lekë (25 euro) në “Mimoza zone”, ndërsa 4500 lekë (38 euro) në “Cherry zone”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.