Lajmet e fundit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka bërë ndërrimin e kryetarit tësaj . Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin drejtuesit të ri, Egzon Dakut.
Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.
Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim.
Ndërsa, pasardhësi i tij në kë psot, Egzon Daku u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim,.