Lajmet e fundit

Ylli i Fifty Shades of Grey, Dakota Johnson, është zhveshur përsëri, por kësaj radhe për të pozuar për faqen e parë të një reviste.
Aktorja 25 vjeçare ka pranuar të pozojë nudo për revistën e modës AnOther, duke i kryqëzuar krahët për të ruajtur modestinë e saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo momentalisht është duke e promovuar filmin e saj të ri Black Mass, ku e luan rolin e të dashurës së bosit të krimit Whitney Bulger.
Edhe pse gjaku holliwoodian po qarkullon nëpër venat e saj – babai i saj është Don Johnson, mamaja e saj është Melanie Griffith dhe gjyshja e saj është muza e Hitchock, Tippi Hedren – ajo e pranon se ende “vuan” gjatë audicioneve.
“Ndonjëherë unë panikohem deri në atë masë sa nuk e di se çfarë po mendoj ose bëj. Përjetoj një sulm të plotë ankthi”, ka deklaruar ajo.