Lajmet e fundit

Dakota Johnson dhe Jamie Dornan janë fotografuar të kapuar për duar gjatë shëtitjes në sheshxhirim për skenat e filmit të tyre më të ri "Fifty Shades Darker" në Vancouver të Kanadasë.
Aktorët i janë rikthyer karaktereve të tyre si Anastasia Steele dhe Christian Grey, për vazhdimin e filmit Fifty Shades of Grey, i bazuar në librin e E.L. James.
Në po të njejtën ditë, Dakota është parë duke punuar edhe në skena tjera të këtij filmi me kolegët tjerë, Bella Heathcote, Luke Grimes dhe Eric Johnson, transmeton Klan Kosova.