Lajmet e fundit

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, ka thënë në konferencën e parë për media në ditën e zgjedhjeve, shefja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, ndërsa nga komisionerët ka kërkuar që t'i përfillin rregullat, njofton Klan Kosova.