Lajmet e fundit

Valdete Daka ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetues lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.
Ankesa ka të bëjë me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Supremes ku Daka pretendon se Këshilli Gjyqësor ia ka shkelur të drejtën kushtetuese që e ka çdo qytetar e që është e drejta për të zgjedhur, njofton Klan Kosova.
Daka që aktualisht është edhe kryetare e KQZ-së pretendon se Këshilli Gjyqësor gabimisht ka bërë interpretimin e rregullores për përzgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave, me këtë rast asaj Supreme, pasi që ka bërë edhe numërimin e abstenimeve të anëtarëve të Këshillit, që sipas saj kjo gjë nuk është dashur të ndodhë.