Lajmet e fundit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është përgjigjur klubit të Prishtinës pas reagimit për shtyrjen e ndeshjes Ballkani – Prishtina, e paraparë të zhvillohet të dielën.
Orari i ngjeshur i ndeshjeve ka qenë arsyeja e vetme e shtyrjes së kësaj ndeshjeje, ka deklaruar timonieri i Kampionit të Kosovës.
Sfida e xhiros së 14-të është shtyrë në afat të pacaktuar.
Vendimi i Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës nuk është mirëpritur nga klubi i Prishtinës.
KG i FFK-së pritet të vendosë një datë të re për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.