Lajmet e fundit

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Lyrical Son, të dielën, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor.
Kënga e dyshes titullohet “Llafe Llafe”, e cila është përcjellë edhe me videoklip.
Ky projekt ka disa ditë që është paralajmëruar nga artistët, dhe është mirëpritur nga fansat e tyre, njofton Klankosova.tv
Kujtojmë se Dafina para tri jave ka publikuar këngën e saj “Happy Birthday”, edhe reperi të njëjtën kohë ka publikuar projektin e tij muzikor “Dilem jasht” në bashkëpunim me Mc Kreshën, projekte këto që janë pritur mjaft mirë nga publiku.