Lajmet e fundit

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë ka thënë deklarata që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është e nxituar.
"Do të thoja që nuk është edhe në frymën e bashkëpunimit. E kemi shumë të qartë që edhe sikur të donim të shmangeshim nga kjo, por edhe faktori ndërkombëtar, ata globalë, që pa ta nuk do të ishte Kosova që është sot, por edhe pa ne"
" Nëse ka politikanë pa përvojë atje që ndoshta nuk i njohin këto gjëra, atëherë ne që kemi qenë këtu, duhet t’u tregojmë se çfarë kemi bërë", ka thënë ajo në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.