Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq i bëri thirrje liderit të Partisë Përparimtare serbe, njëherit kryeministrit Aleksandar Vuçiq që që të pranojë vendimin e partisë së tij dhe të jetë një kandidat për president, sepse sipas tij "kjo është e rëndësishme për stabilitetin politik të Serbisë".
"Unë nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër sesi Serbia mund të jetë e qëndrueshme nëse fiton ndonjë kandidat tjetër presidencial", ka thënë Daçiq për TV Pink, duke hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është duke e futur Vuçiqin në konflikt me Nikoliqin në mënyrë që ai të bëhet kryeministër, transmeton Klan Kosova.