Lajmet e fundit

Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka thënë se “Trepça është zemra e Serbisë”.
Daçiq tha kështu në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet raporti tremujor për Kosovën.
Daçiq tha kështu duke iu referuar Ligjit për Trepçën i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar.
Ai madje këtë ligj e ka quajtur ilegal, dhe i ka ftuar të gjitha vendet e Këshillit të Sigurimit që të bëjnë gjithçka që ky ligj të mos zbatohet.