Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Kosova nuk do të jetë temë e bisedimeve në mes të Trumpit e Putinit që pritet të mbahet më 16 korrik, në Helsinki.
“Mendoj se nuk do të arrijë deri aty sa të bisedohet për Kosovën, ka shumë çështje tjera të cilat duhet diskutuar. Është e qartë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë duhet të shkojnë drejtë përmirësimit e jo drejtë ashpërsimit”, deklaroi Daçiq, transmeton Klan Kosova.
Ai thekson se Serbia duhet të dëgjojë atë që po ndodh dhe të ketë informacion nga të gjitha anët.
"Serbia duhet të analizojë dhe supozojë se çfarë mund të ndodhë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nevojën për të vazhduar politikën e dialogut me të gjithë fqinjët e saj. Ajo duhet të dëgjojë edhe çfarë po ndodh me BE-në", shtoi shefi i diplomacisë serbe, transmeton Klan Kosova.