Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është takuar me Ndihmës-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, njofton Klan Kosova.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Daçiq e Mitchell janë takuar për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Serbisë e SHBA-ve, por gjithashtu edhe për Kosovën.
Sipas Tanjug, dy politikanët janë pajtuar që nevojitet një zgjidhje e problemit mes Kosovës e Serbisë për krijimin e një Ballkani stabil.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.