Lajmet e fundit
Në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP),tsot në Tiranë mbahet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme ku do të marrë pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore që mbahet në Tiranë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministria që udhëhiqet nga Daçiq.
Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore do të bëhet ndërrimi i shtetit kryesues: rolin e Shqipërisë tash e merr Bullgaria.
Në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale si dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor.