Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se kryeministri shqiptar Edi Rama dje "vrau konceptin e bashkëpunimit rajonal" në Pejë.
Ai ka theksuar se Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në takimin e ardhshëm të ministrave të Ballkanit Perëndimor do t`i kërkojnë të gjithëve të deklarohen nëse do të respektohen parimet e bashkëpunimit rajonal, transmeton Klan Kosova
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës Igor Crnack, Daçiq tha se thelbi i të gjitha tubimeve në nivel të Ballkanit Perëndimor ishte bashkëpunimi rajonal, i cili përfshinte gjithashtu një hapësirë të përbashkët ekonomike./klankosova.tv/.