Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës me mallra.
Ky aksion u zhvillua edhe në veriun e Mitrovicës dhe Zveçan ku pati edhe tensione.
Daçiq deklaroi për Tanjug se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masat më të forta për të ndaluar lëvizjet e njëanshme që do të sjellin të gjithë rajonin në një situatë “luftë ose paqe”.
Kreu i Kuvendit të Serbisë theksoi se bashkësia ndërkombëtare me të vërtetë duhet të marrë një vendim kyç për atë që dëshiron në Kosovë, luftë apo paqe.