Lajmet e fundit

Pasi që Shqipëria e ka dërguar kërkesën zyrtare në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se kundër kësaj pune do të luftojë ashpër.
Daçiq ka thënë se në Këshillin Ekzekutiv të përbërë nga 58 anëtarë, 19 prej atyre vendeve i janë bashkuar kësaj kërkese.
“Ne do të zhvillojmë luftë të ashpër. Ne jemi të gatshëm që ta zhvillojmë këtë betejë. Mendoj se kemi të gjitha arsyet për të qenë kundër dhe një vendim i tillë është në anën tonë”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka theksuar se Kosova formalisht dhe ligjërisht nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që Kombet e Bashkuara nuk e kanë bërë një propozim të tillë duke shtuar se ata refuzuan ta mbështesin një propozim të tillë.