Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka takuar sot ministrin e Komunikacioneve dhe Mediave të Kongos, Lamberto Mende Omalang.
Gjatë takimit, kryediplomati serb e informoi bashkëbiseduesin me pozitën e Serbisë në lidhje me Kosovën dhe e falënderoi atë për qëndrimin siç e quajti ai "të fortë dhe parimor të Republikës Demokratike të Kongos mbi këtë çështje".
Daçiq poashtu e njoftoi ministrin e këtij vendi lidhur me negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel.
Shefi i diplomacisë serbe theksoi në takim gjithashtu se vendi i tij është krenar për historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe për bashkëpunimin që daton qysh në ish -Jugosllavi, transmeton Klan Kosova.