Lajmet e fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif, për punën e bërë në Kosovë dhe për vazhdimin e implementimit të rezolutës 1244 nga ky mision, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot, e martë, në një vizitë lamtumirëse, me Shefin i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, dhe e ka falënderuar këtë të fundit për punën e bërë gjatë mandatit të tij.
Daçiq e falënderoi Zarif-in për praninë ndërkombëtare në Kosovë, përkundër sfidave, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ministri serb tha se pret që UNMIK-u të vazhdojë edhe në të ardhmën mandatin e tij në përputhshmëri me rezolutëtën 1244.