Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në një vizitë lamtumire ambasadorin amerikan në Serbi, Michael Kirby, duke falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e diplomatit amerikan në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Daçiq theksoi se SHBA-të kanë mbështetur vazhdimisht Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe njohjen e shtetit serb si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa ambasadori Kirby e ka falënderuar Daçiqin për mikpritjen gjatë qëndrimit të tij në Serbi, kurse ka thënë se gjatë kohës sa ky ishte ambasador dy vendet kanë pasur trende të zhvillimit të marrëdhënieve dypalësh.
Diplomati amerikan tha se shpreson se ky trend pozitiv do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kohë më pas Daçiq dhe Kirby kishin gjetur mospajtime mes tyre dhe kishin pasur përplasje fjalësh në raport me Kosovën dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.