Lajmet e fundit

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Stella Maxwell dijnë se si të argëtohen.
Këngëtarja 22-vjeçare dhe modelja 24-vjeçare kanë pozuar së bashku për magazinën "W" si sesion fotografish nga Mert Alas dhe Marcus Piggott.
Cyrus ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram dhe duke gjykuar nga kjo duket se fotografitë janë shumë të nxehta, transmeton Klan Kosova.
Ylli i hitit “Wrecking Ball” shihet e shtrirë në një tepih e veshur me të brendshme e mbuluar me xixa ngjyrë hiri në gjithë trupin ndërsa afër saj shihen këmbët e një mashkulli.
Në fotografinë tjetër që këngëtarja ka ndarë me fansat e saj shihet Cyrus bashkë me Maxwell e cila është duke e ushqyer të dashurën e saj me një copë torte ndërsa këngëtarja kontroverse është pa sutjena.