Lajmet e fundit

Në një intervistë për The Daily Beast, aktori John Cusack e ka kritikuar Presidentin Barack Obama për politikën e tij.
Sipas tij Obama, vetëm sa i ka vazhduar politikat e jashtme të George W. Bush, transmeton Klan Kosova.
“Politika e tij e brendëshme është pak më ndryshe, por kur flasim për politikën e jashmte ai është aq i keq, ose më i keq se Bush”.
Cusack gjithashtu shtoi se Obama po justifikon për vrasjen e njerëzve, njësojë sikurse Bush.
“Që nga 9 shtatori i vitit 2011 Presidenti ka të drejtë të vrasë çdo kënd, sepse egziston fjala magjike si ‘terrorizmi’ që e justifikon çdo veprim të të parit të shtetit”, u shpreh aktori.