Analisti Frrok Çupi, ka thënë se tentativa e kryeministrit Albin Kurti për të vendosur partinë e tij në Shqipëri, sipas tij ishte tentativë përçarëse e hapur.
“Tentativa e Albin Kurtit për të vendosur në Shqipëri Vetëvendosjen, partinë e tij, ishte një tentativë përçarëse e hapur, dhe në ndërkohë ishte një tentativë për të krijuar amulli në Shqipëri, që kurrë më Shqipëria të mos e merrte vetën”, tha ai për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Çupi shton se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë të acaruara.
“Marrëdhëniet kanë qenë shumë të acaruara deri në pikën ekuilibriste. Domethënë hajt mos te prishim sot, hajt mos te prishim nesër”.
“Cilat kanë qenë të këqijat e këtyre marrëdhënieve? Situatat kanë qenë të papritura, sepse as andej as këndej nuk prisnim të kishim zhvillime jo të këndshme, të kemi zhvillime sikur të dëshmonim para botës se nuk po na shkojnë punët mirë. Kemi pasur edhe marrëdhënie që na kanë acaruar”, tha analisti.
https://www.youtube.com/watch?v=sDi_5FtBMZ4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.