Aktori Çun Lajçi ka më shumë se një muaj që është shëruar nga COVID-19, por ende vazhdon të trajtohet në spital për shkak të dëmeve që virusi ia ka shkaktuar në mushkëri.
Në një lidhje direkte në Ora Shtatë në Klan Kosova, nga Spitali i Pulmologjisë ku është duke qëndruar, ai ka treguar se gjendja e spitaleve është e mjerueshme.
"Akoma jam me oksigjen, mushkëritë i kam të dëmtuara bukur shumë".
"Pastaj kur kaloi virusi, këto pasoja filluan me u shfaq në mënyrë drastike dhe vendosa me u shtri në spital me konsultën e mjekut".
"Kur shtrihesh si pacient, e kupton se sa mungojnë gjërat dhe sa në mjerim jemi".
https://www.youtube.com/watch?v=SkVSQusZHfg
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.